15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pa qasje në dokumentet zyrtare të gjyqësorit

Më të lexuarat

Zyra e kryeministrit ka publikuar raportin gjithëpërfshirës të institucioneve publike dhe realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, ku mediat prijnë me kërkesat e tyre për qasje në dokumente zyrtare, derisa shumica prej këtyre kërkesave janë për buxhet dhe shpenzime. Ndërsa gjykatat dhe prokuroria nuk kanë dhënë shifrat për qasjen në dokumente publike.

Gjatë një konference për media, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaroi se ky raport gjithëpërfshirës flet për angazhimin e institucioneve qendrore dhe lokale për implementimin e ligjit për qasje në dokumentet publike.

“Ne kemi angazhime të plota për integrime në Unionin Evropian, kemi angazhime të plota të vlerësojmë lirinë e shprehjes dhe të përmirësohet edhe më tej dhe gjithmonë unë i them me bindje të plotë se nëse dikush mendon se çdo gjë është mirë në një realitet, atëherë ose ka humbur realitetin ose abuzon me të. Por edhe abuzimi se çdo gjë nuk është mirë, edhe ai duhet të kundërshtohet, ne e kemi njohur dhe ky raport do të na mundësojë ta njohim realitetin”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, mbi të gjitha, është orientim i qartë i institucioneve qendrore e lokale që të respektohet ligji për qasje të dokumente publike.

“Edhe juve edhe të tjerëve, ju ftoj që kur të bëni kërkesa zyrave, bëni nga një edhe shefave të tyre”, ka thënë Kuçi.

Kurse, zyrtarja e lartë për komunikim dhe pranim të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare Albulena Sylaj-Zeqiri, bëri prezantimin e të gjeturave gjatë punës njëvjeçare, me ç’rast tha se janë më shumë se 100 zyrtarë që merren me pranimin dhe trajtimin e kërkesave për qasjen në dokumente publike.
Sipas zyrtares Sylaj – Zeqiri, ndonëse ka të bëjë me shifra, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, të cilët janë përgjegjës për mbledhjen e raportit nga gjykatat dhe prokuroritë, nuk i ka dhënë asnjë shifër Qeverisë, me arsyetimin se shkelet e drejta e privatësisë së tyre.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit, Arianit Bytyçi, tha se është raporti i parë që një qeveri përgatit dhe gjatë një viti. Ai tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme sa i përket mundësive për qasjen në dokumente, pasi që është krijuar rrjeti i zyrtarëve publikë që do të merren me pranimin e kërkesave./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit