6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pa marë parasysh çfarë problemi keni, mos derdhni lot para askujt përveç Allahut

Më të lexuarat

MOS DERDHË LOT!

Pa marë parasysh çfarë problemi keni, mos derdhni lot para askujt përveç Allahut.
Vetëm Atij ankohuni dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkoni.

AI KURRË NUK DO TË JU ZHGËNJEJË!

Saktësohet nga i Ibën Abasit se Muhamedi alejhis selam, i tha atij:

“O djalosh! Po të mësoj disa fjalë:
– Ruaje Allahun dhe Ai do të të ruajë ty.
– Ruaje Allahun dhe do t’a gjesh Atë para teje.
– Nëse kërkon diçka kërkoje nga Allahu, dhe nëse kërkon ndihmë nga dikush kërko ndihmë prej Allahut.
– Dije se sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit për të bërë diçka të mirë, ata kurrë nuk do kishin mundësi për të bërë mirë përveç asaj që ka caktuar Allahu për ty.
– Dhe sikur të mblidheshin për të dëmtuar me diçka nuk do mund të dëmtonin përveçse me atë që ka caktuar Allahu për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”

Tirmidhiu dhe Ahmedi me zinxhir të mirë (hasen).

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit