7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Osmani takim me presidentin e Malit të Zi dhe Bosnjës: Të shqetësuar për zhvillimet e fundit në rajon

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq dje u takuan në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar për media thuhet se presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon, dhe se që tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.

“Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit