Osmani-Milanoviq: Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonal

Më të lexuarat

“Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka thënë Presidentja e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun kroat Zoran Milanoviq.

Takimi është zhvilluar në Bullgari, ku Osmani po qëndron për ta përfaqësuar Kosovën krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III.

“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post”, ka shkruar Osmani.

“Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka thënë Presidentja e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit