Organizata “Rahma Rreth Botës” mohon thashethemet se pajtohet me mekanizmin izraelit të ndihmave në Gaza

Më të lexuarat

Organizata “Rahma Rreth Botës”:
•Shprehim solidaritetin tonë të plotë dhe përkrahjen e palëkundur ndaj qëndrimit të organizatave ndërkombëtare dhe botërore që refuzojnë në mënyrë të prerë politizimin e ndihmave humanitare për Gazën apo imponimin e mekanizmave që cenojnë dinjitetin e njeriut dhe të drejtën e tij për një jetë të denjë.
•Dënojmë ashpër qëndrimin që refuzon hapjen e kalimeve humanitare për karvanët e ndihmave, përfshirë karvanin tonë të fundit që ka mbërritur në pikën kufitare Karm Abu Salim që prej katër ditësh.
•Theksojmë mohimin tonë të prerë ndaj thashethemeve që pretendojnë se “Rahma Rreth Botës” pajtohet me mekanizmin aktual të futjes së ndihmave.
•I bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të marrin përgjegjësitë e tyre morale dhe humane, dhe të na mbështesin në dërgimin e ndihmave tona urgjente brenda Rripit të Gazës, duke ndërmarrë me shpejtësi masat e nevojshme për të frenuar urinë në përkeqësim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit