16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

OPEC+ shpall çmime të larta të naftës

Më të lexuarat

Saudia, ulje prodhimi me nje milion fuçi në ditë

Çmimet e naftës do të vazhdojnë të mbeten të larta me rritjen e kërkesës për produkte energjetike, njoftoi Haitham Al Ghais, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës OPEC+.

“Ne shohim që kërkesa rritet me rreth 2.4 milionë fuçi në ditë”, tha Al Ghais për BBC.

Arabia Saudite ka njoftuar se do të ulë prodhimin e naftës së papërpunuar me një milion fuçi në ditë për të rritur çmimet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tha se vendimi i Arabisë Saudite dhe Rusisë, dy prodhuesve kryesorë të naftës dhe anëtarëve të OPEC +, për të ulur prodhimin mund të shkaktojë një “mungesë të konsiderueshme” deri në fund të këtij viti.

“Është një vendim vullnetar i marrë nga dy vende të pavarura, Arabia Saudite dhe Rusia. Ky vendim mund të përshkruhet si masë paraprake për shkak të pasigurisë”, tha Al Ghais.

Sipas tij, industria e naftës do të ketë nevojë për gati 14 miliardë dollarë investime deri në vitin 2045.

“Kërkesa për energji do të rritet me pothuajse 25 për qind deri në vitin 2045 krahasuar me sot dhe do të nevojiten të gjitha format e energjisë”, theksoi Al Ghais.

Deklaratat e tij vijnë përpara një takimi të lojtarëve kryesorë të naftës në Abu Dhabi në Ekspozitën dhe Konferencën Ndërkombëtare të Naftës (ADIPEC). /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit