7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

OnePlus Two me ekran në QHD dhe 4GB RAM?

Më të lexuarat

Ndërsa shumë njerëz janë në pritje të modelit të ri të pasardhësit të OnePlus One këtë vit, modeli i ri i telefonit të kompanisë kineze pritet të quhet OnePlus Two.

Tani, sipas një raporti të ri medial thuhet se OnePlus Two do të vijë me madhësi të njëjtë të ekranit sikurse OnePlus One, që është me diagonale prej 5.5 inç.

Por, përderisa madhësia e ekranit do të jetë e njëjtë, OnePlus Two rezolucioni i telefonit pritet të rritet nga ai në Full HD me 1920 x 1080 piksel në atë me cilësinë Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Telefoni thuhet se do të sjell edhe specifika tjera të avancuara, sikurse procesorin me 8 core, 64-bit Qualcomm Snapdragon 810 dhe 4GB RAM.

Karakteristikat tjera të OnePlus Two do ta përfshijnë edhe baterinë me 3300 mAh si dhe versionin e ri të Android, 5.0 Lollipop. (Telegrafi)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit