18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

OKB: Rreth 10 milionë persona në Irak varen nga ndihma humanitare

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara të enjten njoftuan se numri i personave që doemos është dashur të braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e çlirimit të qytetit irakian Mosul nga terroristët e DEASH-it ka arritur 59 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e OKB-së thuhet se muajin e kaluar nga zbatimi i aksioneve për çlirimin e qytetit irakian të Mosulit, së paku 59 mijë persona, prej të cilëve 26 mijë fëmijë, doemos është dashur të braktisin shtëpitë e tyre.

Kombet e Bashkuara apeluan bashkësinë ndërkombëtare që të ofrojnë çdo formë të ndihmës dhe mbështetjes ndaj këtyre personave. Në njoftim thuhet se prej 59 mijë të shpërngulurve, 40 mijë janë vendosur nëpër kampe të ngritura me ndihmë të OKB-së dhe qeverisë irakiane.

Gjithashtu shtohet se edhe organizatat joqeveritare në këtë rajon u ofrojnë ndihmë refugjatëve në kampe si dhe në vendet të cilat më parë u çliruan nga DEASH-i.

Në njoftimin e OKB-së po ashtu theksohet se rreth 10 milionë persona në Irak gjenden buzë urisë dhe varen nga ndihmat humanitare, dhe bëhet thirrje për dorëzimin e sasisë më të madhe të ndihmës humanitare në këtë rajon.

Për shkak të dimrit dhe temperaturave të ulëta, refugjatëve në këtë rajon urgjentisht u nevojitet ushqim, barna dhe ngrohje.

Ushtria irakiane, me ndihmë të koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët lokalë në terren, më 18 tetor të këtij viti filloi aksionin e gjerë ushtarak për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i.

Organizata terroriste e DEASH-it qytetin e Mosulit, që është i dyti për nga madhësia në Irak, e mori nga mesi i vitit 2014. Që atëherë DEASH-i mori edhe territore tjera të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit