OKB: Mungesa e ujit po bëhet vdekjeprurëse në Gaza për shkak të bllokadës izraelite

Më të lexuarat

Bllokada izraelite ndaj karburantit dhe vështirësitë për të hyrë në puseta e impiante të desalinizimit në zonat e kontrolluara nga ushtria izraelite po e përkeqësojnë ndjeshëm furnizimin me ujë, higjienë dhe shërbime sanitare në Gaza, njofton OKB.

Mungesa e karburantit ka ndikuar edhe në shërbimet e mbeturinave dhe kanalizimeve, duke rritur rrezikun e ndotjes së burimeve të pakta të ujit.

“Nëse do të kishte energji elektrike për impiantet e desalinizimit, problemi i mungesës vdekjeprurëse të ujit – që është pikërisht ajo që po ndodh tani në Gaza – do të zgjidhej brenda 24 orëve,” tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

“A ka ndonjë arsye të mundshme për të mohuar sasinë minimale të ujit që i nevojitet një familjeje?”, shtoi ai. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit