Tallja nga Moska me “50 ditët” e Trump-it

Më të lexuarat

Injorimi që Putin i bën presidentit amerikan: reagojnë vartësit e tij e jo ai

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, përdori mediat sociale për t’iu përgjigjur lajmit se presidenti i SHBA-së Donald Trump i kishte dhënë Rusisë një ultimatum – ose të arrijë një marrëveshje për një armëpushim në Ukrainë brenda 50 dtëve ose të përballet me sanksione 100 përqind.

“Trump i dha një ultimatum teatral Kremlinit. Bota po dridhet duke pritur pasojat”, shkroi Medvedev.

Si kujtesë, Trump njoftoi dje, më 14 korrik, se Shtetet e Bashkuara do të dërgonin pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë në Ukrainë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë, Trump njoftoi një marrëveshje me anëtarët evropianë të NATO-s për të dërguar “armë të nivelit të lartë”, duke përfshirë sistemet e raketave Patriot, të cilat duhet të dorëzohen në Ukrainë brenda pak ditësh. Kostoja, tha ai, do të mbulohet nga aleatët.

Kur u pyet nga gazetarët nëse vetëm raketat Patriot apo sisteme të tëra po dërgoheshin në Ukrainë, Trump u përgjigj:

“Ne po dërgojmë gjithçka.”

Ai shtoi se vendet evropiane do të dërgonin sistemet e tyre në Ukrainë, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të siguronin zëvendësime.

Trump paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditëve të ardhshme, Rusia do të përballet me tarifa 100 përqind. Ai theksoi se ishte “shumë, shumë i pakënaqur” me sjelljen e Rusisë.

“Ne do të vendosim tarifa shumë të rënda nëse nuk arrijmë një marrëveshje. Po flasim për tarifa 100 përqind – tarifa dytësore”, tha Trump, duke sqaruar se këto masa do të zbatohen edhe për vendet e tjera që tregtojnë me Rusinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për naftën ruse.

Kur u pyet nëse tarifat mund të shkojnë deri në 500 përqind, Trump u përgjigj:

“Pas një pike të caktuar, numri nuk ka rëndësi. Njëqind përqind është e mjaftueshme për të arritur qëllimin.”

Ai shtoi se nuk ka nevojë për miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve ose të Senatit për të vendosur këto tarifa.

Më herët, një politikan i shquar rus tha se “atmosfera nuk është ndikuar aspak” nga kërcënimi i Donald Trump për të vendosur tarifa 100 për qind mbi importet nëse Rusia nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Nëse kjo është e gjitha që Trump kishte për të thënë për Ukrainën sot, atëherë për momentin janë vetëm muhabete boshe”, tha Konstantin Kosachev, nënkryetar i Dumës ruse.

Sipas Kosachev, Evropa do të duhet të “kollitet gjithnjë e më shumë” pasi “djathi falas doli të ishte një kurth për ta. Vetëm njëra palë do të përfitojë – kompleksi ushtarako-industrial amerikan”, shtoi ai.

Ukraina “mund të vazhdojë të luftojë deri në ukrainasin e fundit“, tha Kosachev, duke shtuar: “Dhe brenda 50 ditësh, oh sa shumë mund të ndryshojë, si në fushën e betejës ashtu edhe në humorin e atyre që janë në pushtet në SHBA dhe NATO. Gjëja më e rëndësishme është që humori ynë të mos preket fare”, përfundoi ai.

Pra, vetë Putin nuk ka reaguar, duke zgjedhur ta injorojë Trump-in me reagime cinike nga vartës të tij. Ai vetë duket sikur thotë: Nuk kam kohë e nge të merrem me presidentin amerikan! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit