14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

OKB: Mbi 8,500 fëmijë kanë shërbyer si ushtarë gjatë 2020

Më të lexuarat

Më shumë se 8,500 fëmijë kanë shërbyer si ushtarë vitin e kaluar në konflikte të ndryshme në të gjithë botën dhe gati 2,700 të tjerë janë vrarë, sipas një njoftimi nga OKB.

Në raportin vjetor të OKB-së përfshihen të dhënat mbi fëmijët dhe konfliktet e armatosura, gjymtimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve, rrëmbimin ose rekrutimin dhe shënjestrimin e shkollave dhe spitaleve.

Sipas raportit janë kryer shkelje ndaj 19,379 fëmijëve në 21 konflikte. Shkeljet më të mëdha në vitin 2020 janë konstatuar  në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Afganistan, Siri dhe Jemen.

8,521 fëmijë kanë shërbyer si ushtarë vitin e kaluar, ndërsa 2,674 fëmijë të tjerë u vranë dhe 5,748 u plagosën në konflikte të ndryshme. Lista ka qenë prej kohësh e diskutueshme nga  diplomatët pasi besohet se Arabia Saudite dhe Izraeli kanë ushtruar presion gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të qëndruar jashtë listës.

Izraeli nuk ka qenë asnjëherë pjesë e listës, ndërsa një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite u hoq nga lista në vitin 2020 disa vite pasi u emërua për herë të parë dhe u akuzua për vrasjen dhe plagosjen e fëmijëve në Jemen.

Në një përpjekje për të zbutur polemikat rreth raportit, lista e zezë e lëshuar në 2017 nga Guterres u nda në dy kategori. Njëra përfshin partitë që kanë marrë masa për të mbrojtur fëmijët dhe tjetra përfshin partitë që nuk e kanë bërë diçka të tillë.

Por në listën e publikuar të hënën pati disa ndryshime të rëndësishme. Partitë e vetme shtetërore të përmendura në listë që nuk kishin marrë masa ishin ushtria e Mianmar – për vrasje, dhe abuzim seksual ndaj fëmijëve – dhe forcat e qeverisë Siriane  për rekrutimin e fëmijëve, vrasjen dhe abuzimin seksual ndaj fëmijëve dhe sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit