Reagimi pas ekzekutimit të një shtatësheje ndërkombëtare
Raportuesja Speciale e OKB-së, Francesca Albanese tha, bazuar në vlerësimin, ajo beson se ushtria izraelite “vrau qëllimisht” shtatë punonjës të ndihmës në Gaza për të trembur donatorët dhe për të siguruar vazhdimin e urisë së palestinezëve.
Albanese, e dërguara e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar palestinez, tha se, duke pasur parasysh procedurat operacionale të ushtrisë izraelite, vrasjet u kryen qëllimisht në mënyrë që “donatorët të tërhiqen dhe në mënyrë që civilët në Gaza të vazhdojnë të vdesin nga uria në heshtje”.
“Izraeli e di se vendet perëndimore dhe vendet arabe nuk lëvizin gishtin për palestinezët”, tha ajo në rrjetet sociale.
Më herët, raportuesja speciale tha se vrasjet e punonjësve të ndihmave përkoi me bombardimin izraelit ndaj ambasadës së huaj në Siri.
“Izraeli po kalon çdo vijë të kuqe të mundshme dhe do të vazhdojë të mbetet pa u ndëshkuar. Tani sanksionet. Aktakuza tani”, tha ajo. /tesheshi.com/