7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

OKB dërgon mbi 100 tonë ndihma humanitare në Afganistan

Më të lexuarat

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar më shumë se 100 tonë ndihma humanitare në Uzbekistan për t’u shpërndarë në Afganistan

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar më shumë se 100 tonë ndihma humanitare në Uzbekistan për t’u shpërndarë në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Përfaqësuesit të Komisarit të Lartë të OKB -së për Refugjatët (UNHCR) për Azinë Qendrore thuhet se OKB-ja dërgoi më shumë se 100 tonë ndihma humanitare në aeroportin “Termez”, në kufirin e Uzbekistanit me Afganistanin për t’u dërguar në Afganistan në 3 ditët e fundit.

Ndihma humanitare e sjellë nga tre avionë, përfshirë produktet e nevojave themelore do të ngarkohet në kamionë në qendrën logjistike në aeroportin “Termez” dhe do të dërgohet në qytetin Mazar-i Sharif në Afganistan nga kufiri Termez-Hayratan.

Më parë, OKB-ja njoftoi se tre avionë të ngarkuar me materiale të ndihmës humanitare që do t’i dërgohen popullit afgan të cilat do të shkojnë në Termez dhe më 15 tetor në aeroportin “Termez” u ul avioni i parë që mbante 32 tonë ndihmë humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit