7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Britani, forcave kufitare mund t’u jepen kompetenca për të refuzuar emigrantët

Më të lexuarat

Autoriteteve kufitare të Britanisë së Madhe mund t’u jepen kompetenca të reja për të tërhequr anijet e emigrantëve dhe refugjatëve në Kanalin Anglez dhe imunitet ndaj vdekjeve të refugjatëve, njoftoi Departamenti kryesor qeveritar për emigracionin “Home Office”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel po punon për të sjellë ndryshim të ri në projektligjin për kombësinë dhe kufijtë që do të lejonte mbrojtjen ligjore të stafit të forcave kufitare mbi çdo incident, përfshirë vdekjet dhe plagosjet.

“Ne po punojmë që absolutisht të ndjekim trafikantët e qenieve njerëzore dhe të zvogëlojmë numrin e vendkalimeve. Më lejoni të jem shumë e qartë për këtë. Kjo është puna e kësaj qeverie, natën dhe ditën. Këtu nuk ka vetëkënaqësi”, tha Patel në një emision të BBC-së.

Sipas saj, qëllimet dhe synimet e projektligjit, i cili aktualisht është në fazat e hershme të procesit parlamentar, është që sistemi i azilit në Mbretërinë e Bashkuar të jetë më i drejtë, të parandalojë hyrjen e paligjshme të njerëzve në vend dhe largimin e atyre që nuk kanë të drejta ligjore për të qenë në vend.

Projekt-ligji do t’i shihte refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët që mbërrijnë me rrugë të paligjshme, refuzimi i kërkesës së tyre për azil, marrja e një dënimi me burg deri në 4 vjet dhe parandalimin e anëtarëve të familjes së tyre për t’u bashkuar me ta në Mbretërinë e Bashkuar. Ata gjithashtu nuk do të kenë qasje në fondet publike. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit