16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

OKB denoncon sulmet ajrore mbi spitalet në Siri

Më të lexuarat

Egeland tha se disa ambulanca, punonjës shëndetësorë dhe shkolla kanë qenë në shënjestër në rajonin e kontrolluar nga opozita

GJENEVË (AA) – Kombet e Bashkuara (OKB) denoncuan të enjten sulmet ajrore këtë javë në pesë spitale dhe dy depo humanitare që ofrojnë shërbime për rreth 500.000 sirianë në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Jan Egeland, këshilltar humanitar i OKB-së mbi Sirinë, paralajmëroi të gjitha palët që të mbrojnë civilët dhe objektet mjekësore pranë “grupeve të caktuara terroriste”.

Egeland tha se disa ambulanca, punonjës shëndetësorë dhe shkolla kishin qenë gjithashtu në shënjestër në rajonin e kontrolluar nga opozita.

Duke deklaruar se palët ndërluftuese duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shënjestrimin e objekteve publike, ai tha se civilët dhe punonjësit humanitarë gjithashtu janë bombarduar në qytetet e kontrolluara nga DEASH, Raka dhe Dejrizor.

Ndërsa OKB ofron ndihmë humanitare për 7-9 milionë njerëz në Siri, rreth 420.000 sirianë jetojnë në zona të rrethuara, tha zyrtari i OKB-së.

Siria është përfshirë nga luftë civile që nga viti 2011, kur regjimi i Asadit u shtypi protesta pro-demokratike me sulm të papritur. Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt, sipas OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit