16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Mbi 500 mijë muslimanë të Arakanit janë strehuar në Bangladesh

Më të lexuarat

Zëdhënësja e UNHCR-së, Duniya Aslam Khan, në një deklaratë për AA, tha se numri i muslimanëve të Arakanit në kampet dhe qendrat e përkohshme në afërsi të qytetit Cox’s Bazar të Bangladeshit ka arritur në 501 mijë

GJENEVË (AA) – Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi se numri i muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh duke ikur nga dhuna e nisur më 25 gusht në Mianmar, ka arritur në 501 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për Refugjatët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Duniya Aslam Khan, në një deklaratë për AA, tha se numri i muslimanëve të Arakanit në kampet dhe qendrat e përkohshme në afërsi të qytetit Cox’s Bazar të Bangladeshit ka arritur në 501 mijë.

Ndërsa zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, më 26 shtator në një deklaratë për AA kishte theksuar se numri i muslimanëve të Arakanit të strehuar në Bangladesh ka arritur në 480 mijë.

Ndërkohë Komisioneri i Lartë për Refugjatët pranë OKB-së, Filippo Grandi, i cili qëndroi 3 ditë në kampet në Bangladesh, në një konferencë shtypi dje në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se “Mund të them se dhuna me të cilën këto njerëz (Muslimanët e Arakanit) janë përballur është e pashoqe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit