17.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

OBSH: Ka prova që tregojnë se në Idlib është përdorur gaz nervor

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se ka gjetje që tregojnë se në sulmin me armë kimike në Idlib të Sirisë është përdorur gaz nervor

GJENEVË (AA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se ka gjetje që tregojnë se në sulmin me armë kimike në Idlib të Sirisë është përdorur gaz nervor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga OBSH thuhet se “Jemi të alarmuar për shkak të raporteve se janë përdorur në nivele të larta kimikate helmuese në sulmin e kryer në qytetin Idlib të Sirisë i cili ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 70 personave, përfshirë edhe fëmijë si dhe ka ndikuar tek qindra persona të tjerë”.

“Në vendin e sulmit me armë kimike nuk kishte opozitarë”
OBSH thekson se sulmi i fundit është sulmi më i tmerrshëm kimik pas sulmit të kryer në vitin 2013 në rajonin e Guta-s Lindore në Siri.

Ndër të tjera në raport thuhet se është raportuar se në Idlib edhe këtë mëngjes janë kryer sulme me nivel të lartë të armëve kimike dhe se kapaciteti i spitaleve në rajon është i kufizuar.

Gjithashtu organizata ka njoftuar se spitalet për shkak të sulmeve nuk mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre dhe se të sëmurët dërgohen në Turqi.

“Ka gjetje që tregojnë se disa raste janë të ekspozuar ndaj fosforit organik me përmbatje të gazit nervor”, thuhet në deklaratën ku rastet e vdekjeve në Idlib pas sulmit me armë kimike lidhen me problemet e frymëmarrjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit