15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

MPJ e Shqipërisë dënon sulmin me armë kimike në Siri

Më të lexuarat

MPJ e Shqipërisë thekson se “dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë”

TIRANË (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon sulmin me armë kimike në Siri kundër civilëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë zyrtare, MPJ e Shqipërisë thekson se “dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.”

“Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CWC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri. MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike, janë rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofike të tij.

Kujtojmë se dje si pasojë e një sulmi me armë kimike nga forcat e regjimit të Asadit në rajonin Han Shejhun të Idlibit në Siri, të paktën 100 civilë mbetën të vrarë dhe më shumë se 500 të tjerë janë plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit