4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

OBSH: Emergjenca globale shëndetësore e pandemisë COVID-19 ka përfunduar

Më të lexuarat

Më 30 janar të vitit 2020, pandemia COVID-19 u shpall emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se pandemia COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, transmeton Anadolu.

“Dje, Komiteti i Emergjencave u mblodh për herë të 15-të dhe më rekomandoi që të shpall fundin e urgjencës së shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Unë e kam pranuar atë këshillë”, tha në një konferencë për media Tedros Ghebreyesus, sekretar i përgjithshëm i OBSH-së.

“Prandaj, me shumë shpresë, unë e shpall COVID-19 të përfunduar si një emergjencë globale shëndetësore”, deklaroi shefi i OBSH-së.

Megjithatë, tha ai, kjo nuk do të thotë se COVID-19 ka mbaruar si një kërcënim shëndetësor global.

Që nga fillimi i pandemisë në dhjetor të vitit 2019, sipas OBSH-së, infeksioni COVID-19 ka shkaktuar afër 7 milionë vdekje.

OBSH-ja gjithashtu ka regjistruar 765.222.932 raste të konfirmuara me COVID-19.

Më 30 janar të vitit 2020, pandemia COVID-19 u shpall emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit