7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Itali: 102 milionë euro për ujin e shterrur

Më të lexuarat

Si mendon ta zgjidhë vendi apenin thatësirën kërcënuese

Siç njoftoi pak kohë më parë ministri italian i Infrastrukturës dhe sekretari i Lega-s, Matteo Salvini, ministria e tij akordoi 102 milionë euro për të përballuar mungesën e ujit dhe fenomenin më të gjerë të uljes së nivelit të lumenjve dhe liqeneve, që prek shumë zona të vendit.

Kjo është seria e parë e ndërhyrjeve që do të zhvillohen në rajonet me kryeqytetet e Milanos, Venecias, Bolonjës, Torinos dhe Romës.

“Së shpejti do të mbajmë takime të tjera në intervale të rregullta. Në këtë fazë kam kërkuar të gjitha të dhënat në dispozicion të ministrive përkatëse”, tha Nicola Del’Acqua, komisioneri i posaçëm i emëruar nga qeveria italiane për trajtimin e mungesës së ujit.

Sipas mediave italiane, një nga projektet kryesore, nën koordinimin e kryebashkiakut të Genoa-s, parashikon transferimin e ujit të shkripëzuar, i cili duhet të transportohet në rajone të ndryshme të veriut të Italisë me tubacione speciale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit