15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Obama pranon raportin e intelegjencës mbi armët kimike, vendimi…

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ende nuk ka marrë vendim për ndonjë sulm të mundshëm kundër regjimit në Siri si përgjigje ndaj dyshimeve për përdorim të armëve kimike kundër popullatës së këtij shteti.

Por, ai ka thënë se bota nuk mund të pranojë që gratë dhe fëmijët të sulmohen me gaz.

Ai gjithashtu ka thënë se sulmi me armë kimike është një sfidë ndaj botës dhe kërcënon aleatët e SHBA-ve, Izraelin dhe Jordaninë.

Presidenti amerikan ka thënë edhe se çfarëdo përgjigje ushtarake do të ishte e kufizuar dhe jo një përkushtim pa fund.

Ai ka folur pak pas konferencës së sekretarit të shtetit, John Kerry i cili prezantoi para mediave arsyet pse SHBA-të e akuzojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad për përdorim të armëve kimike. Ky komenti i Obamës erdhi pasi një raporti të lëshuar nga një vlerësim i fundit i agjencioneve të zbulimit ku konkluzioni është se me “besimin më të lartë” qeveria e Bashar Asadit ka kryer një sulm me armë kimike javën e kaluar.

Raporti i zbulimit amerikan tha se 1429 njerëz u vranë në sulmin e armëve kimike, duke përfshirë së paku 426 fëmijë, duke shtuar se regjimi sirian me shumë “kujdes” e kishte planifikuar sulmin.
“Personeli i armëve kimike siriane kishte filluar të veprojnë në periferi të Damaskut ‘ADRA nga e diela me 18 gusht deri herët në mëngjes të mërkurës, 21 gusht pranë një zonë që regjimi përdor për të përziejrë armët kimike, duke përfshirë gazin Sarin,” thuhet në raport.
“Më 21 gusht, regjimi sirian ka përgatitur një sulm të armëve kimike në zonën e Damaskut, duke përfshirë për mbrojtjen e ushtarëve të vet në zonë një përdorim masiv të maskave të gazit,” shtoi raporti./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit