15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

OBAMA NË KRYE TË SONDAZHIT NË SHTETET KYÇE PËR REZULTATIN E GARËS PRESIDENCIALE

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Barak Obama vazhdon të kryesojë lehtë ndaj rivalit të tij republikan, Mit Romni, në shtetet kryesore që mund të vendosin rezultatin në garën presidenciale 2012, sipas një sondazhi të publikuar dje.

Sondazhi i realizuar nga ”USA Today/Gallup” e vendos Obamën në krye me 47 për qind të votave kundër 45 për qind për Mitt Romney mes zgjedhësve të regjistruar në këto shtete.

Shtetet ku është kryer sondazhi janë Kolorado, Florida, Ajova, Miçigani, Nevada, Nju-Hempshair, Nju-Meksiko, Karolina e Veriut, Ohajo, Pensilvania, Virgjinia dhe Viskonsin.

Në pjesën tjetër të vendit Presidenti amerikan, Barak Obama mori 48 për qind të votave kundër 44 për qind për kundërshtarin e tij, sipas sondazheve.

Sondazhi, ku u pyetën 2.404 zgjedhës të regjistruar, u realizua nga 22 qershori deri më 29 qershor dhe përfshin një marzh gabimi prej katër pikësh./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit