13.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“O Zot, çdo gjë tundej…”, tërmeti u ndje edhe në trevat shqiptare (FOTO)

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur vetëm pak minuta më parë Shqipërinë.


Lëkundja ka patur një magnitudë 5 ballë dhe epiqendra e saj është lokalizuar 2 kilometra pranë Kurbneshit, në Lezhë.


Lëkundjet më të mëdha mësohet të jenë ndjerë në Tiranë. Qendra Europiane Sizmologjike raporton se lëkundjet janë verifikuar në orën 15:53, 55 km në veri të Tiranës, 32 km në lindje të Lezhës dhe 5 km në veri-perëndim të Kurbneshit.
Nga dëshmitë e ardhura në Albeu.com tregohet paniku dhe frika që kanë shkaktuar lëkundjet tek banorët ndërkohë lexuesit raportojnë që lëkundje ka pasur edhe Kosovë e Ulqin.

Dëshmitë e qytetarëve
Ishte termet shume i fortë sidomos në katet e larta u ndie shume, u shkund shtepia, cdo gje tundej.
U ndie edhe ne Ulqin
Shkoder gjithashtu
E ndjemë, ishte shumë i fortë
Edhe ne Krumë, shum i fuqishëm
Po dridhej shtëpia, ishte shumë i fortë
Edhe në Burrel
Edhe në Kosovë
E ndjemë shumë, i frikshëm
Edhe në Dibër
Shumë valë dhe pauza me pak sekonda mes tyre
Edhe në Korçe
Edhe ne Gjakovë.
Isha në katin e tretë dhe e shtrirë në krevatin tim, e ndjeva
Edhe ne Durrës
Edhe ne kosove është ndjerë termeti, Mitrovice
Televizori im po tundej dhe dritaret po lëviznin por burri im nuk ndjeu asgjë
Dyert po dridheshin për disa sekonda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit