16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

O vëllezërit e mi kujdes me çka angazhoheni! – Hoxhë Xheladin Leka

Më të lexuarat

Vëllezërit e mi
Kohëve të fundit po shoh që janë shtuar ngacmimet dhe zënkat në mesin e xhematit, po edhe prej disa hoxhallarëve.
Përplasjet e shumta, debatet shterpë, dhe shpeshherë me fyerje dhe nënçmime, janë bërë pothuajse normale dhe përditshmëri.

Në anën tjetër, e keqja e madhe po mbulon ditë e më shumë popullin dhe gjithë botën.
Thirrjet në ateizëm i gjeni kudo, përbuzja e riteve dhe dispozitave fetare është bërë e zakonshme, thirrja për shfrenim dhe degjenerim total zë vend të madh kudo nëpër rrjete dhe medie, e çka jo tjetër!

Pas gjithë këtij pësllëku që si duket është i papërsëritur në histori, zëri që mundohet të tregoj të vërtetën islame çdo ditë e më shumë ngulfatet, britmat e thirrjes së hakut çdo ditë e më shumë zvogëlohen, lëvizja dhe orvatja për Allahun dhe fenë e Tij çdo ditë e më shumë cungohet, depërtimi me të vërtetën apsolute çdo ditë e më shumë pengohet, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.

Pas gjithë kësaj skene trishtuese, ku njeriu nuk di a të frikësohet për vete, a për familje, a për rrethin dhe shoqërinë, disa vëllezër gjejnë kohë të mjaftueshme që çdo ditë të merren me njëri tjetrin!

A nuk ka në mesin tuaj ndonjë të mençur që ju zgjon nga kjo dehje dhe çmenduri?
A nuk ndaleni të shihni në rrethin tuaj familjar, pa shkuar më larg, që të kuptoni sa punë të madhe kemi që duhet bërë e që nuk e kemi bërë?
A nuk ju dhimbset ummeti islam, i cili edhe ashtu i thyer e i coptuar, ta coptoni edhe më shumë?
Vallahi, siç thoshte shejh Albani, e keqja më e madhe nuk është ozurpimi i vendeve muslimane nga jomuslimanët, por përçarja e muslimanëve mes vete! Dhe ja tash, si kurrë më parë, po e vërejmë që kjo përçarje na shkatërroi para çdo shkatërrimi tjetër të jashtëm.

Te Allahu mbështetem dhe tek Ai i drejtoj ankesat dhe lutjet e mia për gjendjen e fitnexhive të internetit, të cilët nuk lënë gjë pa bërë vetëm e vetëm të shtojnë ndasitë dhe zënkat në mesin e muslimanëve.
Zot, na ruaj e na drejto!

Hoxhë Xheladin Leka

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit