18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Numri më i ri i revistës “Dituria Islame” iu prezantua qytetarëve të komunës së Suharekës.

Më të lexuarat

Numri më i ri i revistës “Dituria Islame” iu prezantua qytetarëve të komunës së Suharekës.

 

Numri më i ri i revistës “Dituria Islame”, e cili doli nga shtypi në muajin e bekuar të Ramazanit, iu prezantua qytetarëve të komunës së Suharekës. 
Aktivistja Mihana Goga- Bekteshi takoi qytetarë të shumtë, përfaqësues të bizneseve, me të cilët diskutoi rreth temave që shtjellohen në këtë revistë, e në veçanti për numrin e fundit. 
Përmes artikujve të shumtë për në këtë numër lexuesit mund të kuptojnë më shumë rreth namazit të Bajramit dhe normave juridike islame, sihariqet e agjëruesve në vigjilje të festës së Bajramit, efektet shëndetësore pas agjërimit të Ramazanit e tema të tjera me rëndësi. 
Ndonëse kjo revistë çdo muaj arrinë në të gjithë teritorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri. 
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit