16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Numri i refugjatëve sirianë mund të trefishohet

Më të lexuarat

Komisionari për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres ka thënë se numri i refugjatëve sirianë mund të dyfishohet dhe madje trefishohet deri në fund të vitit, nëse eksodi vazhdon me ritmin e sotëm.

Mbi 1 milion sirianë janë regjistruar si refugjatë, prejse ka nisur konflikti civil në Siri, në mars të vitit 2011.

Duke folur në Ankara, Gutierres ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe ndërkombëtare për vendet e prekura më së shumti nga kriza e refugjatëve, si Turqia, Libani dhe Jordania, transmeton Rel.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 70 000 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet midis kryengritësve rebelë dhe forcave qeveritare të Sirisë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit