22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Njohja e Kosovës nuk është i vetmi kusht për anëtarësim të Serbisë në BE”

Më të lexuarat

Partia Demokratike e Serbisë u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politike që të flasin në lidhje me kushtet e Bashkimit Evropian në drejtim të Serbisë.

Është deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të dalë nga rrethi vicioz i integrimit evropian dhe të përkushtohet në rregullimin e shoqërisë.

Lideri i PDS-së, Milos Jovanoviq beson se Serbia e ka kryesisht të nevojshme hapjen e debatit mbi Bashkimin Evropian.

“Është e qartë se nënshkrimi i një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për njohjen e Kosovës nuk është i vetmi kusht për anëtarësim në BE, është gjithashtu edhe ndryshimi i politikës ndaj Rusisë”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Indeksonline.

Ai ka theksuar se ka dëgjuar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Jadranka Joksimoviq e cila ka deklaruar se qëllimi strategjik i procesit të qeverisë serbe është anëtarësimi në BE.

Ajo tha se debate mbi BE-në në Serbi është shumë kohë më parë dhe i është dhënë hapësirë e gjerë e debatit publik mbi çështjet kyçe të shtetit dhe shoqërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit