19 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Njësia Speciale me aksion në lokalet e natës, arrestohen disa persona

Më të lexuarat

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës pas mesnatës ka ndërmarrë një aksion për kontrollimin e disa lokaleve të natës në Prishtinë.
Aksioni fillimisht ka filluar te Lesna, ku janë kontrolluar disa lokale.

Mësohet se gjatë kontrollit janë gjetur substanca narkotike, ndërsa policia ka arrestuar disa persona.

Më pas aksioni ka vazhduar në një klub nate afër Hotelit Grand, ku policia ka kontrolluar dhjetra persona që gjendeshin brenda.

Pasi janë kontrolluar detajisht, grupe të njerëzve janë liruar duke u zbrazur lokali.

Aksioni ka zgjatur disa orë pas mesnatës dhe policia pritet të dalë gjatë ditës me njoftimin për rezultatet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit