-5.4 C
Pristina
Thursday, February 9, 2023

Cili është qyteti më i shtrenjtë në botë për momentin?

Më të lexuarat

Ndikimi i inflacionit në koston e jetesës

Qytetet më të shtrenjta në botë janë New York-u dhe Singapori, sipas një sondazhi vjetor nga departamenti i kërkimit dhe analizës së Njësisë së Inteligjencës Economist (EIU).

Kjo është hera e parë që New York-u kryeson renditjen. Numri një i vitit të kaluar, Tel Avivi, tani është në vendin e tretë, raporton BBC.

Kostoja mesatare e jetesës në qytetet më të mëdha të botës u rrit me 8.1 për qind këtë vit, sipas hulumtimit të EIU.

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i virusit Corona në zinxhirët e furnizimit u identifikuan si faktorë kontribuues në rritjen e kostove. Inflacioni ishte veçanërisht i lartë në Stamboll, ku çmimet u rritën me 86 përqind, Buenos Aires (64 përqind) dhe Teheran (57 përqind).

Inflacioni i lartë në SHBA ishte një nga arsyet që New York-u kryesonte listën. Los Angeles dhe San Francisko gjithashtu u renditën në top 10. Në fillim të këtij viti, inflacioni në SHBA ishte më i larti në 40 vitet e fundit.

Forcimi i dollarit është gjithashtu një nga faktorët pse qytetet amerikane janë ndër dhjetëshen më të shtrenjtë në botë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit