11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Një tjetër foto tronditëse nga Siria: Dy të vegjël të përqafuar qajnë vëllanë e vdekur nga një sulm ajror

Më të lexuarat

Tashmë, drama e konfliktit sirian po përcillet më qartazi me anë të fotove. Shkrepjet e aparateve nga ana fotoreporterëve  në vijën e parë të frontit të luftës, po bëhen denoncueset më të ashpra të tragjedisë së përgjakshme të atij vendi.

Së fundi, një foto nga Siria, tregon dy fëmijë vëllezër të cilët po vajtojnë vëllain e tyre, i cili ka humbur jetën gjatë një sulmi ajror.

Vogëlushët qajnë dhe përqafojnë njëri-tjetrin në një pamje tronditëse të marra nga një spital dhe të postuar në internet nga Qendra Mediale në Halep.

Kjo foto është edhe një përkujtues tjetër drithërues i tmerrit me të cilin përballen fëmijët në vendin e shkatërruar nga lufta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit