I lutem Allahut ta forcojë zemrën tënde përballë pikëllimit nga humbja e ndonjë të dashuri apo të afërmi tënd!
Ndoshta para këtij Ramazani ke humbur dikë të dashur, por lehtësoja zemrës tënde me sabër dhe me mendimin se ai mund të jetë duke u begatuar në varr, ndërsa ti duhet ti flasësh vetes që të shtosh veprat e mira dhe të thuash: ‘Ndoshta ky është Ramazani im i fundit.’
Përpiqu në adhurim për hir të një takimi në Xhenet, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka.
E di hidhësinë e humbjes dhe thellësinë e plagës,
prandaj lehtësoja vetes; kështu është kjo botë, ndarje e përkohshme, dhe nesër na pret takimi në Xhenet.
Mos lejo që nefsi yt të të mashtrojë me brenga, pafuqinë dhe dembelinë,
përpiqu dhe mundohu në adhurim; Zoti do të të japë sukses.
I lutem Allahut t’i falë të gjithë ata që na mungojnë dhe të na bashkojë me ta në Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka.**
Bekir Halimi
