10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Një motor i kërkimit më i saktë se Google?

Më të lexuarat

Google mund të jetë makina dominante e kërkimit në internet, por është larg prej ideales. Në të është një problem i madh, mendojnë përdoruesit e saj – si mund të kërkoni në Google për gjëra që ju nuk e dini se ekzistojnë?
Kësj pyetje mendohet se i është përgjigjur një motor alternativ i kërkimit në internet, i zhvilluar nga një student, i cili ka përdorur disa algoritme të vet Google për të arritur në rezultate shumë më intuitive. Këtë mendohet se ai e ka bërë duke krijuar një motor kërkimi i cili lejon shtimin apo heqjen e një termi të kërkimit, për të arritur në rezultate.

Motor i ri kërkimit, ThisPlusThat.Me, duket se në mënyrë të ngjashme kërkon sugjerime për të dhëna. Për shembull, zgjedhja e kërkimit aritmetik si “Paris – France + Itali” jep rezultatin e parë në krye të faqes “Romën”, por në qoftë se jeni duke kërkuar të njëjtën gjë në Google, ju do të merrni udhëzime mes Parisit dhe Italisë, restorantet në Francë dhe Itali, apo edhe një pyetje qesharake nga Yahoo Answers, nëse Italia është në Paris (ose anasjelltas ).

“Roma”, nga ana tjetër, është një asociim human, të cilin secili prej nesh do ta bënte (dhe motori i kërkimit kërkon sipas logjikës -unë e dua këtë, pa atë, por duke përfshirë edhe atë) – dhe këtë e bën si vendim të bazuar në vlerën semantike të çdo përgjigje, si krahasim me kërkimin tuaj.

Deri më tani, kërkimi në internet ka qenë i mbërthyer nga paradigma e përputhjes së kërkimit në formë shumë tekstuale, i paaftë për të thyer asocimet konceptuale, apo për të arritur të kuptojë se çfarë ne mendojmë kur e bëjmë një kërkim. / Telegrafi /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit