Lejohet përdorimi i llojeve të drithërave të modifikuara gjenetikisht
Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA) lëshoi një vlerësim pozitiv shkencor në të cilin arriti në përfundimin se një loj misri i modifikuar gjenetikisht është po aq i sigurt sa misri konvencional, njoftoi KE.
Të enjten, më 7 korrik, Komisioni Evropian (KE) miratoi dy kultura misri të modifikuara gjenetikisht dhe zgjati miratimin e përdorimit të një kulture tjetër të misrit të modifikuar gjenetikisht për ushqim për njerëzit dhe kafshët, njoftoi sot KE.
Vendimet e Komisionit lejojnë importin e këtij misri të modifikuar gjenetikisht vetëm për përdorim në ushqim, por jo për kultivim në BE. Ky misër i është nënshtruar një procedure vlerësimi gjithëpërfshirës dhe të rreptë që siguron një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe kafshëve dhe mjedisit, thuhet në njoftimin për shtyp.
Aprovimet janë të vlefshme për 10 vjet dhe të gjitha produktet e prodhuara nga këto kultura të modifikuara gjenetikisht do t’i nënshtrohen rregullave strikte të etiketimit dhe gjurmueshmërisë së BE-së. /tesheshi.com