16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

NJË IFTAR NË VENDLINDJEN E REISUL ULEMASË

Më të lexuarat

Duke marrë parasysh angazhimet e mëdha që i ka resul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, sidomos gjatë muajit të Bekuar të Ramazanit, ai ndahu kohë që një Iftar të mrekullueshëm ta kalojë edhe në vendlindjen e tij në Çegran. Pjesëmarrja ishte masovike. Një natë impozante të cilën Reisul Ulemaja ia kushtoi vendit të tij, së bashku me imamët dhe besimtarët e këtij vendi.

Pjesëmarrja e mysafirit nga Emiratet e Bashkuara arabe Z. Abdulla Zer’uni, ishte një atraktivitet i veçantë, i cili disa ditë do të jetë në mesin tonë, i koordinuar nga Z. Ismet Ademi, Drejtorë për çështje me botën arabe, të cilin Reisul Ulemaja e falënderojmë pa masë të cilët pas iftarit prezantuan në Xhaminë e Saatit në Gostivar.
Ligjërata e mbajtur në Xhami më bëri përshtypje të veçantë si dhe pritja nën koordinimin e Imamit H. Ibrahim ef. Abdurahimit dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte e nivelit të lartë.
Gjatë iftarit Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderi të gjithë pjesëmarësit e në veçanti Bashkësinë Lokale në krye me Z. Fadil Bilallin për organizimin e këtij iftari që bashkoi zemrat e të gjithëve. Në mosprezencë të Myftiut H. Sabahudin ef. Zendelit i cili është në udhëtim zyrtar jashtë vendit, programin e udhëhoqi Hafis Jusuf ef. Xheladini, referent pranë Myftinisë së Gostivarit.
Faleminderit Çegran dhe çegranas. Zoti ju bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit