10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Një femër pritet ta drejtojë Zyrën e veriut

Më të lexuarat

Një grua pritet të drejtoje njërën nga zyrat më të përfolura ditëve të fundit në Kosovë, Zyrën Administrative që do të hapet në veri të Mitrovicës.

Kështu ka mësuar Top Channel nga burime qeveritare, të afërta me procesin e rekrutimit të stafit që do të punoje në këtë zyre.

Ajo që konfirmojnë në Ministrinë Administrimit të Pushtetit Lokal është se emri i kandidatit të propozuar për Drejtor të Zyrës është dërguar në Qeverinë e Kosovës, e cila gjatë javës së ardhshme pritet të marrë vendim për këtë.

“Ne jemi në fazën intensive të rekrutimit. Kemi përfunduar intervistat për zyrtarin kryesor të zyrës dhe për zëvëndësin e tij… Kemi menaxhuar me sukses dhe kemi kandidatët e mjaftueshëm për të vendosur një person me profesionalizëm të lartë diku gjatë fundit të javës së ardhshme, sepse pozitën e zyrtarit kryesor administrativ (propozimin e ministrisë tonë) duhet ta miratojë Qeveria dhe ne besojmë në mbledhjen e parë të saj kjo do të miratohet”, thotë Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, MAPL.

Sipas Osmanit, ofrimi i shërbimeve për qytetarët në veri të Mitrovicës pritet të fillojë gjatë mesit të muajit korrik.

“Momentalisht jemi duke punuar që t’i sigurojmë gjithë dokumentacionin e nevojshëm zyrtarëve që do të vendosen në këtë zyrë, që ka të bëjë me pronat, kontratat, me dokumentacionin civil, me regjistrin e votuesve, etj., në mënyrë që stafi i ri të ketë mundësinë në mënyrë praktike të fillojë ofrimin e shërbimeve publike atje. Orientimisht është synim i ynë që mesi i muajit korrik do të jetë një moment i përshtatshëm që qytetarët t’i kenë shërbimet e para nga kjo zyrë”, shton Osmani.

Konkursi për 55 vende pune është mbyllur gjatë javës së kaluar, dhe sipas zyrtarëve të kësaj nga më shumë se 1 mijë aplikime, 250 vijnë nga komuniteti serb, që tregon për një interesim të madh të serbëve të asaj pjese.

Hapja e Zyrës Administrative dhe ofrimi i shërbimeve në veri të Mitrovicës është parë si një mundësi për të shtrirë autoritetin në atë pjesë. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit