Ngushtica e Hormuzit – gryka kryesore e naftës në botë

Më të lexuarat

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare e ngushtë në rajonin e Gjirit, me gjatësi rreth 280 kilometra dhe gjerësi që arrin deri në 56 kilometra. Ajo cilësohet si “arteria e jetës” për botën industriale, pasi përmes saj kalojnë rreth dy të tretat e prodhimit të naftës që konsumohet në botë.

🔹 Më 30 nëntor 1971, Irani pushtoi ishujt Abu Musa, Tunbën e Madhe (ose të Epërme) dhe Tunbën e Vogël. Sipas një studimi të Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Universitetin Taun (Town) në SHBA, rreth 86% e eksporteve të naftës së Lindjes së Mesme kalojnë pranë brigjeve të këtyre tre ishujve.

🔹 Ngushtica përbën gjithashtu një korridor për rreth 20% të tregtisë botërore të gazit natyror të lëngshëm (LNG), 26% të kondensateve të gazit dhe më shumë se 15% të produkteve kimike. Përveç kësaj, rreth 16.5% e eksporteve të plehrave dhe 14.5% e importeve të produkteve ushqimore në rajon kalojnë po ashtu përmes kësaj rruge.

🔹 Ekspertët theksojnë se zbatimi i një bllokade të ngushticës do të mund të çonte në ndërprerjen e aksesit të rreth 20% të naftës që transportohet në mbarë botën.

🔹 Ky korridor i naftës dhe krizave kërcënon njëkohësisht sigurinë e shtatë shteteve (vendët e Gjirit, si dhe Shtetet e Bashkuara), si dhe do të ndërpriste furnizimet për më shumë se 23 shtete evropiane dhe aziatike. Në përgjithësi, ndikimi i tij do të prekë drejtpërdrejt rreth 30 shtete dhe, në mënyrë të tërthortë, pjesën tjetër të botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit