Kur njerëzit pendohen për arin, por harrojnë pendimin për jetën e tyre para Ditës së Kiametit

Më të lexuarat

Me luhatjen e çmimeve të arit dhe argjendit janë luhatur edhe ndjenjat e njerëzve këto ditë, derisa shumë prej tyre u pushtuan nga ndjenja e humbjes dhe pendimit, sepse nuk e shfrytëzuan këtë ndryshim për përfitim material.

Teksa i ndiqja këto ndryshime dhe reagimet e njerëzve ndaj tyre, më erdhi në mendje një pyetje shqetësuese:
Si do të jenë ndjenjat tona Ditën e Kiametit, kur ta kuptojmë vërtet se jeta që po jetojmë sot ishte e mbushur me mundësi të paçmueshme, por ne nuk ditëm t’i shfrytëzonim siç duhet?

Për shembull:
• Suneti i sabahut: “më i mirë se kjo botë dhe gjithçka që ka në të”.
• “SubhanAllahi ue bihamdih, SubhanAllahil Adhim”: “dy fjalë të rënda në peshore”.
• “Elhamdulilah”: “e mbush peshoren”.
• Sadakaja: “shumëfishohet deri në 700 herë”.

Nëse e kupton mirë këtë kuptim, do ta kuptosh një nga sekretet pse Dita e Kiametit quhet “Dita e humbjes së ndërsjellë” (Jeum et-Tegabun); sepse atë ditë shumë njerëz do ta kuptojnë se e shitën jetën e tyre të shtrenjtë për një çmim të pavlerë.

Autori: Abdulaziz el-Mulla.

Dhe atëherë nuk do të ketë më kohë për pendim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit