Ngushëllim tragjik!! – Nëntë fëmijë një krim që nuk mund të harrohet

Më të lexuarat

Ngushëllim tragjik!!

Mjekja Alaa el-Nexhar, sapo kishte mbërritur në vendin e punës së saj në Kompleksin Mjekësor Nasser, kur mori lajmin tragjik se nëntë prej fëmijëve të saj ishin bërë dëshmorë pas një sulmi ajror nga forcat pushtuese që kishte shënjestruar shtëpinë e tyre në qytet.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Dr. Munir al-Barsh, deklaroi:
• Doktoresha Alaa është specialiste për fëmijë në Spitalin al-Tahrir në Kompleksin Mjekësor Nasser. Ajo kishte dhjetë fëmijë, më i madhi nuk kishte kaluar moshën 12 vjeç.
• Ajo kishte dalë së bashku me bashkëshortin e saj, Dr. Hamdi el-Nexhar, i cili po e shoqëronte në vendin e punës. Vetëm pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi, një raketë goditi banesën e tyre.
• Nëntë nga fëmijët e tyre u vranë si pasojë e sulmit ajror: Jahja, Rakan, Ruslan, Xhubran, Eve, Rifan, Sajdin, Lukman dhe Sidra.
Ndërkohë, djali i vetëm i mbijetuar, Ademi, u plagos, po ashtu edhe babai i tyre, Dr. Hamdi, i cili ndodhet aktualisht në kujdes intensiv.

E shkroi doktoresha Alaa el-Zejjan:

Sot doktoresha dhe kolegeja e jonë Alaa el-Nazhar – lajmin e mori ndërsa ishte në detyrë në spital – humbi në një çast të vetëm nëntë fëmijët e saj, të djegur e të copëtuar, disa prej tyre aq të zhdukur saqë as lajmet nuk arritën të përmendin emrat e tyre. Kështu vendosën kriminelët: t’ia marrin të gjithë përnjëherë me një goditje të vetme!

Nuk e di si mund ta përballojë zemra e një nëne – që i ka mbajtur në bark, i ka rritur një nga një ndër vite me gjithë mundimet e kësaj bote që t’i ketë pranë – humbjen e tyre të gjithë përnjëherë. Nuk di nëse ekziston në këtë tokë ndonjë fjalë ngushëllimi që mund të zbusë gjithë këtë thyerje. Dhe nuk di nëse duhet të kërkojmë një urtësi hyjnore në këtë sprovë… por ajo që e di, ashtu siç e dimë edhe ne, se përballë caktimit hyjnor s’kemi tjetër zgjidhje veçse kënaqësi dhe dorëzim.

Gjithmonë kam lexuar: “Sikur të mos ia kishim lidhur (forcuar) zemrën…” dhe kam dëgjuar: “Zoti ta lidhtë (forcoftë) zemrën…”, por vetëm tani, në praninë e kësaj tragjedie, kuptoj domethënien e vërtetë të “lidhjes – forcimit”.
Do doje që zemra jote të mos ndiente më asgjë – të mos sillte ndërmend as gëzim, as ditë të vjetra, as dhimbje a vuajtje – thjesht të rri pezull nga çdo ndjesi dhe të rrahë vetëm për të mbijetuar dhe për të përmbushur misionin e mbetur në këtë botë.

O Zot, Ti je Mbrojtësi i durimtarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit