12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ngasësi i dehur, vetura përplaset në stacion, 7 të vdekur

Më të lexuarat

Shtatë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar, kur një automjet që po drejtohej nga një ngasës i dehur ka goditur pasagjerët që po prisnin në një stacion të autobusit në Moskë.

Raportet e medieve thonë se shumica e viktimave ishin adoleshentë. Zyrtarët thanë se shoferi po ngiste automjetin shpejtë, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në stacionin e autobusëve, transmetojnë mediat.

Zëdhënësi i policisë së Moskës i ka thënë Interfax-it, se ai dukej të ketë qenë i dehur. Vozitësi, që thuhet se është 29 vjeç, po mbahet nën përcjellje të policisë në spital.

Raportohet se një pasagjer që ishte në makinë dhe një kalimtar rasti janë shtruar po ashtu në spital. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit