10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nga sot ndalohet hyrja me targa të Serbisë në Kosovë, ky është vendimi i marrë nga Qeveria

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve

Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Ndryshe sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit