6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Në 12 vende të botës Kosova ende pa ambasadorë

Më të lexuarat

Kosova ende nuk i ka emëruar 12 ambasadorët e rinj.

Në plot 12 vende të botës, prej muajsh Kosova nuk ka ambasadorë të akredituar.

Disa zyrave në këto vende këtë fund-gusht iu mbyllën edhe dyert. Por shumë më mirë Kosova i ka punët me diplomacinë ushtarake.
Sapo u ka përfunduar mandati atasheve në Amerikë, Gjermani e Turqi, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme i emëruan pasuesit.

Në vend të Ilir Qeriqit në SHBA është emëruar Berat Shala; në Gjermani Xhavit Sadriaj pasohet Besim Gashi e në vend të Bekim Osmanit që ishte atashe ushtarak në Turqi u emërua Bekim Zejnullahu.

Punët e një ambasadori në misionet diplomatike nuk zëvendësohen dot nga ushtarakët, por sipas ish atasheut të parë të mbrojtjes në SHBA, Xhavit Gashi, përfaqësuesi i ushtrisë edhe mund t’i japë një dorë punëve politike. Gashi në një intervistë për televizionin ka ndarë edhe një përvojë të tij.

“Ambasadori Ismaili ishte dikur në New York… kur telefonon ministri Hoxhaj thotë keq që nuk qenka aty se më duhet të takohem me dikë në Shtëpinë e Bardhë tek stafi i Biden, atëherë unë drejtpërdrejtë kontaktova me stafin e zv. presidentit dhe e morëm punë të kryer, edhe është befasu se ai më ka njoftë mu vetëm si ushtarak e jo si diplomat.”


Por sipas Gashit që në atë kohë për shkak të rrethanave ishte atashe i paakredituar, është shumë e rëndësishme edhe grada e atasheut të mbrojtjes.

“Grada është një element tjetër që të hap dyer sepse një prej elementeve të diplomacisë është edhe protokolli e sipas protokollit në panele diskutuese e vetëm ulja në një vend e tryezë grada ka shumë rëndësi..”

Në rastin e fundit, në SHBA, Gjermani e Turqi, kolonelët u zëvendësuan me pjesëtarë që bartin një gradë më të ulët, nënkolonel.
Aktualisht Ministria e Mbrojtjes është në proces të emërimit edhe të disa atasheve tjerë.

“Jemi në negocim për akreditimin e atasheut në Belgjikë, ndërsa jemi në proces të përzgjedhjes edhe për tre atashe tjerë, si në vijim: Shqipëri, Kroaci dhe Mbretëri e Bashkuar.” – thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas rregullores së re të për atashetë e mbrojtjes që hyri në fuqi në tetor 2020, vendosja dhe fillimi i punës së Atasheut të Mbrojtjes dhe Përfaqësuesit Ushtarak realizohet brenda periudhës Qershor – Gusht, përveç në kushte të jashtëzakonshme apo në raste të shkarkimit/largimit.

Mandati i atasheve është tre vjeçar, derisa para fillimit të shndërrimit të FSK-së në ushtri ishte 4 vjeçar dhe ata nuk ishin të akredituar.

/koha.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit