9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

NGA SHENJAT E KIJAMETIT – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

NGA SHENJAT E KIJAMETIT

Nga shenjat e Kijametit është të garuarit në ndërtimin e ndërtesave të larta!

Këtë e ka paralajmëruar Muhamedi alejhis selam 1400 vjet më parë, e që është vetëm një nga provat e profetësisë së tij.

Në transmetimin e Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuhet:

“Kur sheh barinj (beduinë) që garojnë në ndërtimin e shtëpive të larta, kjo është shenjë e Ditës së Gjykimit”.
Buhariu 1/114 dhe Muslimi 1/161)

Në një hadith kur Xhibrili alejhis selam e pyet Pejgamberin alejhis selam për ditën e Gjykimit:

“… Ai që pyetet për këtë nuk di më shumë se ai që e pyet, por unë do t’ju njoftoj për shenjat e tij:
– kur një grua (nënë) lind zotëriun e vetë, kur sheh barinj këmbë zbathur, të varfër që garojnë në ndërtimin e ndërtesave të larta!”
Muslimi 1/158.

Allahu na e ruajtë imanin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit