3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Nga respektimi i Ezanit në ndalimin e faljes së namazit në xhami

Më të lexuarat

Liridon Llapashtica

Nuk kam mundësi ta fshehi se jam tepër i zhgënjyer me mos hapjen e xhamive prej kësaj valës së dytë të lehtësimeve.
Në mesë të muajit mars u pezullua namazi në xhami, por nuk u ndalu thirrja e Ezanit.
Kjo ishte shumë e rëndësishme.
Por nëse e shikojmë ka ana juridike Islame, falja me xhematë në shtëpitë e Zotit ka më shumë peshë se thirrja e Ezanit. Pra, i’u dha peshë Ezanit që të kaperdihet më lehtë tek besimtarët ndalesa e faljes në shtëpitë e Zotit. Pra ka një hile këtu që nga fillimi.
Madje, zyrtarët e lartë institucionesh kemi parë se si gjatë asaj periudhe “kujdeseshin” që të thirrnin konferenca pikërisht në kohët kur thirrej Ezani. Nuk doja të gjykoja atëherë, por sot po shihet se në realitet ishte fymje dhe mosrespekt për komunitetin musliman në Kosovë.
Pse e themë këtë…?
Ngase nga sot dhanë leje të hapen parukeritë, berberët dhe dentistët, por JO i thanë hapjes shtëpive të Zotit. Pse a thua nuk gjeti vend në këtë hapsirë hapja e xhamive…?
Do të mund të thonin hapni por duke respektuar distancen, dhe masat tjera, per cka jam i bindur se secila shumë lehtë do të perballohej dhe menaxhohej situata.
Megjithë atë prap qendrojë në atë që eshte parimore, të respektohen masat, rekomandimet e IKSHP-së, por nuk kam mundësi ta fshehi se jam tepër i zhgënjyer me mos hapjen e xhamive prej kësaj valës së dytë të lehtësimeve.
Padashur të minimizoje se shendeti i secilit individ në shoqeri eshte shume i vlefshem, mirepo frekuentimi i xhamise dhe falja e namazit nuk eshte thjeshte nje deshire e besimtareve per cka mund kaq thjeshte te neglizhohet.
Hapja e xhamise duhet ta kuptojme se eshte nje nevoje e plotesimit shpirteror per muslimanet, qe do te duhej te merrej parasysh, se paku hapja graduale.
Në fillim të masave kundër Covid-19 ishte e arsyeshme dhe e besueshme pezullimi i aktiviteteve dhe tubimeve në publik por tani cfarë pengese ka më. Ku mbeti toleranca për hapjen e xhamive të paktën për xhumanë dhe namazin e Bajramit.
Për mua nga sot e tutje mbajtja mbyllur e xhamive është e qëllimshme ose neglizhencë e pajustifikueshme. Madje neglizhenca është pjesë e zullumit që është përmendur nga Zoti në Kuranë.
Per fund dua te them se, Urimet, deshirat dhe pergezimet e juaja nuk do ta mbushin zbrazetine emocionale qe krijuat me mohimin e faljes se Bajramit në xhami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit