6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nga premtimet e Allahut në Kuran!

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë” [Enbija, 105]

– “Ne e kemi shënuar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh) se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” Allahu i Madhëruar na tregon për atë që ka shkruar në librat që u ka shpallur njerëzve. Ai ka shkruar në ata libra atë që është shkruar më parë në Leuhi Mahfudh, ku janë shënuar të gjitha përcaktimet dhe ngjarjet që ndodhin në botë. Allahu na tregon se në Leuhi Mahfudh ka shkruar se Xhenetin do ta trashëgojnë robërit besimtarë, të cilët zbatojnë urdhëresat dhe largohen nga ndalesat e Tij.

Në një ajet tjetër thuhet: “Ata (të Xhenetit) do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit. Ne mund vendosemi ku të duam në të. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që bëjnë punë të mira!”.”. [Zumer 74]. Megjithatë, ka mundësi që kuptimi i ajetit të jetë se: Zoti do t’i bëjë besimtarët që të sundojnë në Tokë.

Dhe, vërtet, besimtarëve të mirë dhe të devotshëm Zoti u bën vend në tokë dhe i bën sundimtarë të saj, siç thuhet në ajetin tjetër: “Allahu u premton atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu siç bëri sundues edhe ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë, të cilën e pëlqeu për ta, dhe në vend të frikës, do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. Por kushdo që mohon pas kësaj është nga më të prishurit. Përkryejeni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56].

/Tefsiri: Imam Sa’di/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit