16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vallë, a nuk doni që ky Kur’an të jetë lavdia juaj në këtë botë dhe në ahiret?

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar i drejtohet popullit të fundit, ndër të cilët u dërgua Profeti më i zgjedhur, Muhamed Ibn Abdilah, dhe u thotë: Ne shpallëm Librin (Kur’anin) në të cilin gjendet krenaria juaj. A nuk e kuptoni? (Surja Enbija , 10)

– “Ne shpallëm Librin (Kur’anin) në të cilin gjendet krenaria juaj.” – Ju kemi zbritur një libër madhështor, të qartë dhe qartësues për gjithçka që keni nevojë. Ky libër ka për të qenë fama juaj, krenaria dhe lavdia juaj, nëse i jepni hakun. Detyra kundrejt tij është të besoni rrëfimet që gjenden në të si të vërteta të padiskutueshme, të zbatoni urdhëresat dhe të largoheni nga ndalesat e shkruara në të dhe të ruani kufijtë e Zotit, që ai ka përshkruar. Kështu do të rritet prestigji juaj ndër popuj.

– “A nuk e kuptoni?” – A nuk arrini të dalloni atë që ju vlen dhe ju shpëton nga çdo ligësi? Vallë, a nuk doni që ky Kur’an të jetë lavdia juaj në këtë botë dhe në ahiret? Nëse do të kishit logjikë e të kuptonit, do ta ndiqnit udhën e duhur. Nëse ende nuk e keni ndjekur, atëherë ju nuk po gjykoni drejt dhe dijeni se kështu i keni hyrë një rruge që do të jetë poshtërimi, nënçmimi, dëshpërimi juaj i përjetshëm në këtë botë dhe në ahiret. Ky ajet është pasqyrues i asaj që ndodhi në realitet.

Besimtarët e këtij Profeti që jetuan sipas Kur’anit, Allahu i Madhëruar i lartësoi. Sahabët dhe brezat e afërt me ta, Zoti i Madhëruar i lartësoi dhe ata u lëvduan në këtë botë dhe do të kujtohen gjithmonë për madhështinë e tyre mbi të gjithë mbretërit e historisë. Çdokush i njeh sahabët e Profetit dhe nxënësit e tyre të bindur dhe të ditur. Nga ana tjetër, dihet se çfarë ndodhi me ata që nuk jetuan sipas Kur’anit dhe nuk përfituan nga udhëzimi i tij. Për të tillët ngeli urrejtja, nënçmimi, harresa dhe dëshpërimi. Atëherë, nuk ka rrugë tjetër për të arritur lumturinë në të dyja jetët, veç asaj të Kur’anit.

/Tefsiri Imam Sa’dit/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit