Nga errësira në dritë: Historia prekëse e Islam Ahmedit, fëmijës hindus që u bë mësues i Kuranit në Medine

Më të lexuarat

Shekullin e kaluar, në Indi jetonte një farkëtar Hindus që kishte shumë djem dhe vajza. Njëri nga fëmijët e tij që nuk i kishte mbushur akoma 10 vjeç lunate me komshinjtë e tij Muslimanë. Në kohën kur vinte namazi shkonte për tu falur me ta. Imami e ndalonte dhe e nxirrte jashtë xhamisë, ndërsa vogëlushi qante dhe thoshte dua të falem me shokët e mi. Nuk bën, i thoshte imami, sepse ti je Hindus, djaloshi ja kthente: Në rregull do bëhem musliman si ju. Imami i thotë: duhet të dëshmosh shehadetin: La ilahe ila Allah, Muhamedun Resulullah dhe djaloshi e tha atë. Ai hyri në Islam në atë moshë të vogël dhe kështu filloi të shkonte me fëmijët nëpër shkollat e mësimit të Kuranit ndërkohë që familja e tij nuk dinte asgjë. Por kur e kuptuan, aty filluan edhe vështirsësitë e djalit sepse e lidhën dhe e burgosën. Komshijtë muslimanë e kuptuan atë që po i ndodhte djalit dhe në fund arritën që ta lironin nga kjo vështirësi dhe kjo burgosje. Ata i thanë: ky është rasti yt i volitshëm, shpëto me fenë tënde. Atje në Indi, një anije haxhilerësh ishte bërë gati për të lundruar drejt hixhazit dhe djaloshi vjati dhe u tha: o njerëz më merni edhe mua me vete,  unë nuk posedoj asgjë me vete por do tju shërbej çfarë punësh të keni në anije. Ai mbërriti në Mekë në kohën e mbretit Abdul Aziz dhe pas haxhit shkoi në Medine. Disa njerëz vullnetmirë e dërguan tek Shejh Abas el Karrij dhe ja treguan shejhut ndodhinë e këtij djali dhe kështu shejhu e mori përsipër që të kujdesej për të. Djali e mësoi Kuranin dhe për pesë vite dhe u bë mësues në shkollën Uzbekije.
Shumë prej lexuesve të Medines të asaj kohe mësuan tek ky person. Ai jetoi dhe u martua atje në Medine dhe pas një kohe mori vesh se nëna e tij e cila ishte 105 vjeçe kishte pranuar Islamin dhe po ashtu edhe motra e tij. Ai mësoi se gjendja e tyre ishte e vështirë sepse njerëzit atje i lëndonin, sidomos nga vëllai i tij që ishte hindus. Ai vendosi ti tërhiqte edhe ata në Medine dhe pati sukses në këtë. Ata u larguan duke ruajtur fenë e tyre. Thuhet se nëna e tij nuk kuptonte asnjë fjalë nga gjuha arabe përveç fjalës: la ilahe ila Allah Muhamedun Resulullah. Me këtë fjalë dhe asgjë tjetër ajo falte edhe namazin. Nëna e tij jetoi 120 vite, prej këtyre viteve 105 i jetoi në hinduizëm dhe 15 vite në Islam. Në moshën 120 vjeçare ajo ndërroi jetë në Medine dhe u varros në varrezën e Bekiut pranë xhamisë së Profetit alejhi selam.
Historia jonë e kësaj dite ishte për shejhun dhe mësuesin e Kuranit Islam Ahmed (Allahu e mëshiroftë), njërin prej mësuesve më  të njohur në Medine dhe imami i xhamisë Deuseri.

Pas gjithë kësaj, cilën ngjarje në historinë islame ju kujton kjo ndodhi?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit