20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

New Yorku arreston 120 anëtarë të bandave më të mëdha kriminale

Më të lexuarat

Policia e New Yorkut ka raportuar se ka arrestuar gjithsej 120 anëtarë të dy bandave të mëdha kriminale, të cilat për disa vite kishin terrorizuar qytetin e Bronxit.
Arrestimet janë bërë për dy ditë me akuzën e vrasjes dhe shitjes së drogës, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet konsiderojnë se operacioni masiv është bërë kundër krimit të organizuar në historinë e qytetit.
Nga të arrestuarit, 57 anëtarë janë supozuar se i takojnë bandës së quajtur “2Fly”, kurse 63 të tjerë janë anëtarë të bandës të njohur si “Bosët e mëdha të parave”.

Të dy grupet të cilat kanë shitur drogë dhe kanë kryer akte të tjera dhune, kanë qenë kundërshtarë të mëdhenj që nga viti 2007.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit