11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Nevada e dytë ndërtohet në Ankara

Më të lexuarat

Për avionët e telekomanduar që ndodhen në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë, do të ndërtohet një qendër e re komanduese dhe e kontrollit.

 

 

Për avionët e telekomanduar që ndodhen në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë, do të ndërtohet një qendër e re komanduese dhe e kontrollit.

Të gjithë avionët e telekomanduar që do të punojnë nëpërmjet rrjetit fiberoptik të sistemit të integruar të komunikimit të Forcave të Armatosura të Turqisë (TAFICS) do të kontrollohen nga qendra në Ankara.

Të gjitha pamjet që do ti transmetojnë avionët e telekomanduar do të ndiqen drejtpërdrejt në qendrën në Ankara në saje të software-it të qendrës së integruar të kontrollit.

Forcat e Armatosura të Turqisë do të formojnë edhe një komandë të posaçme për menaxhimin nga një qendër e vetme të avionëve të telekomanduar. Edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qendra të ngjashme në Nevada dhe New Mexico.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit