Dhjetë netët e fundit janë një mundësi e çmuar për t’u afruar më shumë me Allahun. Përpiqu t’i shfrytëzosh sa më mirë:
• Pakëso daljet nga shtëpia pa nevojë gjatë këtyre netëve.
• Nëse duhet të dalësh, bëje gjatë ditës dhe kthehu pa u vonuar.
• Qëndro më gjatë në xhami pas namazeve.
• Nëse mundesh, bëj i’tikaf, qoftë edhe në disa nga netët teke.
• Kërko ndjesë për të mos marrë pjesë në tubime dhe raste shoqërore.
• Mbaje internetin të mbyllur shumicën e kohës, përveç kur është për diçka të rëndësishme.
• Fshiji aplikacionet që nuk janë të nevojshme.
• Nëse mundesh ta përfundosh leximin e Kur’anit çdo ditë, atëherë e ke shfrytëzuar mirë kohën tënde.
• Shto lutjet dhe duatë, sepse suksesi vjen vetëm me ndihmën e Allahut.
Mos i humb këto netë të bekuara. Ndoshta njëra prej tyre është Nata e Kadrit, më e vlefshme se një mijë muaj.
