EGOJA, ARMIKU QË E USHQEVE VETË!

Më të lexuarat

O njeri, a je tu e ni veten apo vec egon që po bërtet mrena teje?

Po rrin e po sillesh thu ti je lider. Sikur bota ta ka borxh. Sikur krejt duhet me t’kuptu, e me t’respektu, e me t’qit kryeveni. Po kush dreqin je ti n’fund t’fundit?

Ti, që shpeshherë s’ki guxim as me kqyr veten drejt n’sy.
Egoja o’ vec një rren që ti vetë e ki ushqy. I ke dhanë fjalë, i ke dhanë zo. I ke thanë: “Po, ki t’drejtë. T’kanë bo padrejtësi. Ti meriton ma shumë.” E ajo u rritë brenda teje si një mbret i rremë.

Po e vërteta o’ ma e shëmtume.

Ti shpeshë nuk don me kuptu kërkon. Ti gjithmonë ki qejf me pasë mirë. Ki qejf me dal fitimtar edhe kur je gabim. E për këtë je gati me mbajtë një mur krenarie mes teje dhe çdo njeriu tjetër.

Sa qesharak dukesh kaniherë.

Një njeri i vogël që përpiqet me u dok i madh. Një shpirt që ka frikë me pranu dobësinë e vet, prandaj vishet me arrogancë.

Masnej habitesh pse ndjehesh i vetmum.

Jo, mos e rrej veten. Kërkush nuk t’ka borxh kurrgjo. Bota nuk sillet rreth teje. Dhe ai zo përmrena që t’thotë se je mbi të tjerët… ajo nuk është forcë.

Është vec frikë që mshefet pas krenarisë.

Ngo mirë, o njeri. Ule krytë pak. Mos bërtit gjithmonë që ke të drejtë. Mëso edhe me hesht, edhe me pranu, edhe me pa veten pa atë maskën e shëmtume t’egos.

Sepse nashta, vec atëherë, ke me fillu me u bo njeri i vërtetë.

10.03.2026

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit